Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me liderë shtetëror në darkën e shtruar në kuadër të Forumit vjetor Globsec në Pragë.
Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social X ka shpërndarë fotografi nga kjo darkë, ku shihet së bashku me liderë të tjerë shtetëror.
Postimi i plotë
“Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata kënaqësinë të angazhohesha me shumë miq të Republikës sonë dhe liderë të tjerë nga i gjithë kontinenti në Kështjellën e bukur të Pragës për Ceremoninë e Çmimit GLOBSEC të këtij viti.
Urime për @EU_Commission President @vonderleyen dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen për njohjen e tyre të merituar!”, shkroi Osmani.