Veprimet deritanishme të Qeverisë së Kosovës në veri, presidenti francez Emmanuel Macron, po i quan të njëanshme.
E aktivisti lobues në Francë Ismet Mehmeti, thotë se ekziston një miqësi mes francezëve dhe serbëve, qysh nga mesjeta, dhe se Macroni deklarimin e lartcekur nuk e thotë vetëm sa për ta thënë.
“Miqësia franko-serbe, është qysh në kohën e mesjetës, me një martesë të mbretit serb, dhe princeshës Helena, ku lindi dy djem. Është me së e vërtetë se një president sikur Macroni, kur e thotë këtë fjali, bazohet në diçka dhe nuk e thotë vetëm për të thënë”, u shpreh ai në “Edicionin Special”.
Mehmeti, thotë se i kanë ndodhur ngjarje të paimagjunuara, që i kanë dëshmuar që ekziston një miqësi e fortë mes francezëve dhe serbëve.
“Më kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme me francezë. Jam dekorator me profesion, dhe rastisi të punoj te një grua, burri i të cilës kishte vdekur, mirëpo shtëpia e tyre ishte mbuluar me shpata dhe armë të vjetra, më tha se burri i saj ka qenë miq me serbët, dhe tha se sikur ta dinte burri im, se Serbia është bombarduar, ai me këtë shpatë sot ngrihet dhe shkon dhe lufton në Kosovë”, u shpreh ai.