Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën me presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, politikanin serb, Nenad Çanak dhe drejtorin e Qendrës për Dialog Humanitar, Mark Baskin.
Çanak dha detaje nga biseda me kryeministrin Kurti dhe disa rreziqe eventuale që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.
“Zonja Biserko dhe unë kemi ardhë bazuar në bisedat që kishim me shumë njerëz, të cilët e kanë të njohur mirë situatën, meqë kjo gjë nuk punohet as me këtë emërtim e as në mënyrë publike. Sipas informacioneve tona bëhet fjalë për një formë të aksionit që do të ishte përgatitje për zhvendosjen e institucioneve të mbetura nga kjo hapësirë, veriu i Kosovës. Këtu mendoj në universitetin e te tjera, në Sanxhak. Me këtë synohet të përgatitet një zbrazje e qetë e veriut, por jo edhe më pak efektiv I pjesës së mbetur të serbëve”, tha ai
Tutje Çanak u shpreh se bashkë me Biserkon ia kanë bërë me dije Kurtit se sa i rrezikshëm për rajonin mund të jetë një veprim i tillë.
“Unë bashkë me zonjën Biserko për këtë e kemi informuar z.Kurti, duke ia tërhequr vëmendjen se kjo do të ishte shumë e dëmshme dhe e gabueshme për tërë rajoni, edhe shoqërinë kosovare, meqë kjo do të nënkuptonte një formë të re të shpërnguljeve dhe migrimit, të cilat në Ballkan vazhdimisht kanë sjellur tensione, konfrontime dhe natyrisht konflikte, shpresoj jo të armatosura”, tha ai.
Çanak u shpreh se Qeveria e Serbisë ende nuk e ka demantuar një gjë të tillë.
“Dhe kjo ështe e tëra, as më pak e as më shumë se kjo. Por, bazuar në reagimet me nervozizëm që pash që kanë nxitur në Beograd, mendoj se pyetja esenciale që duhet parashtruar është se pse janë qeveritarët në Beograd aq të nervozuar kur kjo përmendet, rpse reagojnë aq me nervozizëm kur kjo përmendet dhe pse thejsht nuk na demantuan nëse kjo nuk është e saktë. Shumë do të doja që mos të kem të drejtë”, tha ai.