Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Azemi: Në Kosova B ka dy javë që s’punojnë filtrat pastrues, shtresat e pluhurit alarmante – dikush duhet të japë përgjegjësi

 
   

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se KEK’u është shndërruar në ndërmarrje që i shërben sipas tij “mafisë energjetike të Albin Kurtit”.

Këtë pretendim Azemi e tha teksa foli për keqpërdorime për të cilat thotë se në KEK’u janë të panuëmrta.

Ai përmendi Bllokun B1 në Kosova B, ku tha që sipas informacioneve ka dy javë që nuk po punojnë filtrat pastrues.

“Në KEK-un e keqpërdorimeve të panumërta të pushtetit, vijon të ketë probleme që i kushtojnë ndërmarrjes, e mbi të gjitha qytetarëve. Sipas disa informacioneve të fundit, në Bllokun B1 në Kosova B, ka dy javë që nuk po punojnë filtrat pastrues. Rezultati është një pluhur që s’është hasur këtu e 15 vjet. Shtresat e pluhurit në nivele alarmante po prekin e rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve që jetojnë në Obiliq e komunat përreth”.

“Sanimi i këtij problemi nuk kërkon kaq kohëzgjatje. Motivet e kësaj zvarritjeje nuk është që i dimë, por duke njohur praktikat e mëhershme të neglizhencës në remontin e blloqeve për arsye përfitimi të individëve të caktuar, situata bëhet e dyshimtë. Prandaj, dikush duhet të japë përgjigjje e përgjegjësi, e këta pergjegjës duhet të hetohen deri në fund”.

“Është e papranueshme që KEK-u është shndërruar në ndërmarrje që i shërben mafisë energjetike të Albin Kurtit, njeriut që ka kundërshtuar çdo projekt për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike. Edhe më e papranueshme kur kjo qytetarit sot i kushton edhe me shënedet”, ka thënë Azemi.