Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fetoshi: Dialogu është i përgjumur por do të vazhdojë, Kallas do të jetë me e ekuilibruar

 
   

Analisit Arben Fetoshi tha se dialogu aktualisht është i përgjumur, por jo i vdekur.

“Pra unë jam i bindur se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogu,  gjithmonë nëse do të angazhohemi që realizimi i të drejtës së Kosovës si shtet i pavarur të shkojë drejt normalizmit me qëllim të zhbllokimit të Kosovës në aspeketin ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas Fetoshit dialogu do të vazhdojë, dhe vazhdimi i mandatit të Lajçakut deri në janar është një shenjë e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar që t’i jepet një shancë që Kosova dhe Serbia ta bëjnë një hap të rëndësishëm substancial që garanton kapërcimin e rubikonit sa i përket kërcënimit për sigurinë në rajon”, tha ai duke përmendur edhe ardhjen e shefes së re të diplomacisë së BE-së.

“Besoj se Kallas do të jetë me e ekuilibruar dhe jo si shefi i deritashëm i diplomacisë së BE-së, mendoj se në kuptimin e komunikimit shefi I deritashëm I BE-së vazhduimisht ka tregu  njëfarë dozë të fjaësimit të Kosovës, në kuptimin që të merret më të mirë Vuçiqit”, deklaroi Fetoshi.