Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Norvegjia do të ndaj 53 milionë dollarë për dronët dhe mbrojtjen ajrore për Ukrainën

Qeveria norvegjeze do të ndajë 53 milionë dollarë për Fondin Ndërkombëtar për Ukrainën (IFU) për blerjen e dronëve dhe pajisjeve të mbrojtjes ajrore.

Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e qeverisë , transmeton Ukrinform.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Donacioni është një bashkëpunim mes Britanisë së Madhe, Holandës, Lituanisë dhe Norvegjisë.

“Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë pajisje ushtarake për të mbrojtur veten nga lufta e agresionit rus. Së bashku me vendet e tjera, Norvegjia do të bëjë gjithçka që mundemi për të kontribuar”, tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram.

Norvegjia ka kontribuar më parë në blerjen, ndër të tjera, për mbrojtjen ajrore, pajisje për pastrimin e minave, municione artilerie, automjete transporti, automjete inxhinierike, shtrues, pjesë këmbimi dhe pajisje për mirëmbajtjen e platformave dhe varkave të vogla ukrainase./kp