Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga Ballkoni i Hapur lajmërohet Kurti, zhvillon takim të rëndësishëm – i drejtohet popullit me këto fjalë!

 
   

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur që ka pasur një takim me Komandatin e Forcës Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

Kurti tregoi që kanë diskutuar për planin dhe mbështetjen e Qeverisë, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera ai shtoi që zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore.

Postimi i plotë

Në Ballkonin e Hapur flasim hapur: një mëngjes pune në kryeministri me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati. Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.

Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale.