Sot, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Në takim, Vulin ka thënë se Serbia nuk është vetëm partnere strategjike, por edhe aleate e Rusisë.
Njohësi i çëshjteve politike, Amir Shabani ka thënë se premtimet janë bërë në sy të BE-së dhe vet Serbia vazhdon të jetë e përkëdhelura e BE-së, kurse sanksionohet Kosova.
Më tej, ai përmend edhe rrezikun që mund ti’ kanoset Kosovës, nëse nuk bëhet anëtare e NATO-s
Shkrimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë një takimi me presidentin rus Putin, premtoi se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiqit:
– nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë;
– nuk do të bëhet kurrë anëtare e traktatit të NATO-s;
– nuk do të lejojë kurrë që të kryhen veprime anti-ruse nga territori i saj;
– nuk është vetëm një partner strategjik, por edhe një aleat i Rusisë.
Të gjitha këto premtime publike nga ana e Serbisë dhe në sy të BE-së, akoma vazhdon të jetë “e përkëdhelura” e Perëndimit, ndërsa kushtet dhe sanksionet ia adresojnë Kosovës. Ky ndryshim i koncepteve vetëm se e shton rrezikun e destabilizimit në Ballkanin Perëndimor dhe vonesa e paarsyeshme ndaj integrimit të plotë të rajonit në BE dhe Kosovën edhe në NATO, është rritje e rrezikut dhe kanosjes nga Rusia dhe aleati i saj, Serbia.