Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kulla: Loja nuk po luhet në Mitrovicë – ja plani i Vuçiqit

 
   

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe i Gjeopolitikës, Ilir Kulla, thotë se çështja e urës mbi lumin Ibër është çështje simbolike dhe nuk duhet pasur koordinim me ndonjë shtet.

Kulla tha se Serbia është duke e luajtur lojë, pasi që kancelaritë perëndimore kanë druan që ajo po iu ikë nga Rusia.

“Nuk ka nevojë për të pasur koordinim me një shtet. Ura është çështje simbolike, ka një reagim diplomat sepse maraku i kancelarive perëndimore është që Serbia të mos iki me Rusinë. Por, Serbia bën lojën e saj”, tha ai në emisionin “Matrix”.

Ai tha se është naivitet të besohet se me hapjen e urës mbi lumin Ibër do jetë fundi i dominimit të strukturave paralele serbe në veri.

“Ky është naivitet ta mendosh. Serbia nuk është shtet aq i lehtë. Prandaj, Serbia po e bën këtë të viktimizohet dhe t’i thotë perëndimorëve ‘shikoni ai që s’dëgjon nuk jam unë, por është Kurti’. Pra, loja nuk po luhet në Mitrovicë. Loja luhet në Bruksel dhe në Uashington duke pasur parasysh se në Bruksel tani kemi një klasë të re politike që po e bën Parlamentin Evropian dhe në Uashington do të kemi një palë zgjedhje pas dy muajsh që janë zgjedhjet ndoshta më të rëndësishmet që i bën Amerika që nga lufta e ftohtë e deri më sot”, deklaroi ai.

Kulla tha se politika e jashtme e Kosovës duhet të jetë më e sofistikuar, në mënyrë që kapitalizmi perëndimor të vijë dhe të investojë në Kosovë.

“Politika e jashtme e Kosovës mirë bën të jetë më e sofistikuar. Cilat janë bizneset e mëdha, cilat janë investimet e huaja të këtyre vendeve në Kosovë (Turqi, Itali, Francë, Amerikë, Britani, etj)? Kur do t’i kemi? Janë 25-vite. Unë nuk shoh biznese… ka hotele me pesë yje? Problemi qëndron se kemi 25-vite dhe duhet të vijnë investimet e mëdha, duhet të vijë kapitalizmi i perëndimuar”, tha ai.