Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me protestat e serbëve dhe bllokimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai përmes një postimi në Façebook njoftoi se në këto protesta janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar, të cilët kanë ndalur udëtarët.
Po ashtu, tha se një familje që po udhëtonte për në Gjermania është kthyer prapa me forcë.
“Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.
Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi ndër të tjera ministri Sveçla, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.
Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.
Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.
Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.