Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Daljen hapur nuk kanë guxim ta bëjnë”/ Ramadani pas bllokimit të kufijve: Këta persona fshehen pas njerëzve me maska në rrugë

 
   

Jarinja është liruar për qarkullim sot. Kurse, Merdare dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët.

Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se bllokimi i rrugëve është pjesë e qëllimit të mbajtjes së situatës të tensionuar.

Ai thotë se prapa njeërzve me maska fshehen Vuçiq, Vuçeviq e Vulin.

Postimi i plotë:

Ekstremistët në Serbi janë në bashkëpunim me pushtetin atje. Bllokimi i rrugëve është pjesë e qëllimit të mbajtjes së situatës së tensionuar.

Vuçiq, Vuçeviq e Vulin fshehen njerëzve me maska në rrugë.

Daljen hapur nuk kanë guxim ta bëjnë!