Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analisti nga Amerika i reagon ambasadorit Hovenier: Pse po hesht për bllokadën nga serbët, a janë …

 
   

Analisti politik Binak Maxharraj, ka reaguar pas mbylljes së pikave kufitare me Kosovën, nga ana e Serbisë.

Ai ka pyetur ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, se pse nuk po reagon për këtë hap të serbëve, përcjell Bota sot.

Në shkrimin e tij në Facebook, analisti ka pyetur ambasadorin nëse kjo mbyllje është bërë në koordinim me Amerikën.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori Hovenier, bira e minit 300 grosh?

Mbyllja e kufijve z.Hovenier, a u bë me koordinim me ju?

S’e di se ku je fsheh, ku ke humb?

A ke dëgju, a ke ndi se serbët e veriut (me urdhrin e Vuçiqit), i kanë mbyll pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdare, ashtu siç edhe kanë paralajmëruar më parë.

Po të pyes sinqerisht se a janë koordinuar me ju dhe me amb.Hill në Serbi, sepse ti kërkon se asgjë nuk duhet të ndodhë në veri pa koordinim me SHBA dhe BE.

Mbyllja e këtyre dy pikave kufitare e pengon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një e drejtë elementare.

Pse po hesht z.Hovenier ku je, s’po të ndihet zëri. Është mirë të deklarohesh, sepse mbyllja e kufijve u bë nga kriminelët dhe bandat e Vuçiqit. A guxoni z.Hovenier të pyetni Vuçiqin, pse po e bën mbylljen e kufijve edhe përkundër marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Z.amb.Hovenier, sikur mbylljen e kufijve ta kishte bërë Kosova, zëri i yt do të buqiste deri në kupë të qiellit, duke e denoncuar Kosovën, se pse nuk është koordinuar me ju, kurse këta serbët siç po shihet nuk po ua varin fare.

Unë e di se për mbylljen e pikave kufitare, Serbia as që do të sanksionohet, sespe Serbia nuk u sanksionua edhe për vepra më të medha kriminele, kur kriminelët dhe bandat kriminale të Vuçiqit i rrahën me hunj e stupca pjesëtarët e KFOR-it, e aq më keq kur bandat terroriste të Vuçiqit u futën në Kosovë në sytë e KFOR-it dhe ia mësyen Banjskës, me ç’rast edhe pati të vrarë.

Kjo sjellje, ky përqafim me Serbinë që ajo të mos sanksionohet, është turp sui generis i BE, por edhe i Amerikës.

Deri kur kështu, deri kur do të zgjatë kjo anshmëri me Serbinë, ndërsa Kosova sanksionohet edhe gati për asgjë.