Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur për punësimet e familjarëve të saj në pozita të larta, si vëllai i saj dhe vajza e tezës, pasi ishte bërë presidente.
Në pyetjen “çika e tezës dhe vëllai yt u punësuan, vëllai mbikëqyrës i lartë në BQK, çika e tezës t’u bë drejtoreshë e Agjencisië për Zhvillimin e Bujqësisë, Venera Çerkini”, Osmani theksoi se ajo vetëm është “transferuar”.
“Çika e tezës ka punu në institucione publike 17 vite para se unë të bëhem presidente. 17 vite, dhe ka pas pozicion ekuivalent në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atëherë kur doli u punësua- nuk ka pas punësim. Ka pas transfer nga një pozicion në tjetrin të barasvlefshëm…17 vite përvojë.”, tha Osmani.
Faton Peci ta ka bë drejtoreshë çikën e tezës, i tha gazetarja në vazhdim Osmanit.
“Nuk ma ka bo, unë besoj që jo vetëm Faton Peci por të gjitha institucionet duhet me qenë krenarë me njerëz të cilët kanë një përvojë të gjatë e kanë arritë me profesionalizëm të ngriten në detyrë. Asnjë detyrë nuk e ka pas shkaku im”, tha Osmani në Kallxo Përnime.
Osmani foli edhe për punësimin e vëllait të saj në BQK duke mohuar se ka ndikuar në punësimin e tij.
“Njësoj edhe vëllai im, nëqoftëse ka çfarëdo-lloj paligjshmërie në proces për një ekonomist me përvojë mbi 15 vjeçare në sistemin bankar në Kosovë, nëse ka parregullësi ka insitucione të drejtësisë asnjë person unë në BQK nuk e njoh, asnjë person nuk ka folë me mua”.
“E di çfarë posti është për dikë që ka 15 përvojë bankare, që është i shkolluar, që din me bo punën e vetë mirë e jo për lloj-lloj analfabeti…”, tha ai.
“Pse vëllai s’ka merita?, BQK çfarë lidhje ka me presidencën, të lutëm tregom ku është lidhja – zero”, tha Osmani.
“S’ka pas asnjë lidhje presidentja me këtë punë”, u shpreh ajo.
“në proces të ligjshëm ka arritë me marrë atë pozitë”, shtoi Osmani për punësimin e vëllait të saj.