Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti austriak: Kosova të pranohet në UNESCO në vitin 2026

 
   

Deputet i Parlamentit Federal të Austrisë, njëherit edhe kryetar i shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Andreas Minnich ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të pranohet në disa organizata ndërkombëtare përfshirë edhe UNESCO-në.

Sipas Minnich, kjo duhet të ndodhë gjatë vitit 2026.

“Thuaj Po Kosovës në COE, OSCE, WTO, UNESCO, OECD në vitin 2026”, shkruan ai.

 Image 

Ndryshe, Minnich është i njohur për angazhimin e tij të fuqishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekspertiza e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare pritet të jetë me vlerë të madhe për shoqatën./BS