Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, ish-gjenerali Zdravko Ponosh, duke komentuar fjalimin e sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “pushtimin e Kosovës”.
Ponosh tha të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiç dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.
“Ajo që Vuçiç ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiçit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e presidentit serb për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo pushtimin.
Ish gjenerali i ushtrisë serbe tha gjithçka që Vuçiç e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.
“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.
Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiç.