Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
E në kuadër të kësaj dite, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për qytetarët.
Po ashtu do të ketë organizime të tjera, sipas pikave të rendit:
10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit;
10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë;
10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile;
10:00 Kuizi i Demokracisë;
11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia”;
10:30 Punëtori për Demokraci – Demos-ti;
13:30 Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një Vizion i Ri për Të Ardhmen”.