Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Lutfiu nxjerr shifra

 
   

Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu ka dalë me disa shifra që supozohet të pasqyrojnë realitetin e pasivizimit të shqiptarëve në zonat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi.

Pasivizim ky sistematik që Beogradi kryen ndaj popullatës shqiptare.

“Pasivizimi. Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem.

Për të vërtetuar pretendimet e tona se procesi i pasivizimit është selektiv, po paraqes dy tabela ku njëra paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare dhe tabela tjetër paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë.

Tabelat janë marr nga punimi shkencor “Politika pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare” i autores Flora Ferati-Sachsenmaier”, shkroi Lutfiu në Facebook.