Deputetja e VV-së: Nuk kam vendosur nëse do ta votojë Kodin Civil
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil, e njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj.
Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.
“Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku.
Në lidhje me votimin e Kodit Civil është deklaruar edhe Burim Meta, i cili ka thënë se përgjigja mbetet e njëjtë me herën e kaluar, pra ai kundërshton votimin e projektligjit të Kodit Civil.