Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është angazhuar në hetimin e një që ndodhi në veri të Mitrovicës, ku u raportua përdorimi i një koktej molotovi ndaj një shtëpie.
Ky akt është cilësuar si “Zjarrvënie” nga prokurori kujdestar dhe është duke u trajtuar me seriozitet maksimal.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Rasti është kualifikuar si “Zjarrëvenie” dhe janë duke u ndërmarrë veprime në bashkëpunim me policinë për të siguruar prova dhe për të zbardhur rrethanat e rastit”, tha Preteni.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe është konsideruar si një provokim i mundshëm për ndarje etnike.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërcënimet, shantazhet, pamfletet terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën e tyre për sigurimin e banimit të qëndrueshëm.