Psikologu Rron Kastrati ka folur për rastin e 71-vjeçarit i cili u shantazhua nga 41-vjeçarja se do t’i shpërndante fotografi intime, gjë për të cilën, 71-vjeçari ia dha asaj afro 50 mijë euro.
Kastrati tha se vlera e parave bën të nënkuptojë se 41-vjeçarja ka hulumtuar për mënyrën e ekzistencës së palës së dëmtuar dhe ka shitur në viktimizimin e këtij shantazhi.
“Ky person, pa analizuar fare këtë grua, ka rënë prej e këtij shantazhi, duke iu ekspozuar vazhdimisht shantazhit të saj”.
“Nëse e analizojmë viktimën, 71-vjecari ka rrëshqitur pa kontrollueshmëri emocionale dhe ka rënë lehtësisht pre e shantazhit”, tha Kastrati në “Kosova Today”.
Tutje, ai tha se personat që të shmangin shantazhin, fillimisht duhet të vendosin kufij dhe duhet të jenë këmbëngulës, duke e ruajtur integritetin e tyre.