Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi: Letra e Bërnabiqit nuk është tërhequr

 
   

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kundërshton zbatimin e pikave të Marrëveshjes që sipas tij konfirmojnë shtetësinë e Kosovës, nuk është tërhequr ende.

Bislimi njoftoi se këtë informacion ia ka konfirmuar i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi që ata zhvilluan të martën.

“Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por, ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por nuk qëndron.

Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi pas takimit me Lajçak.