Imer Imeri, dëshmitar i Gjykatës Speciale në Hagë, ka pretenduar se dëshmorët e Zonës Operative të Shalës, Xhevat Jusufi dhe Rexhep Musa, janë vrarë nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këto pretendime, fillimisht të shprehura në prill 2023 në emisionin “Debat Plus,” janë përsëritur edhe në dëshminë e tij në Hagë. Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.
Në përgjigje, familjet e dy dëshmorëve kanë ngritur padi për shpifje kundër Imerit.
Avokati Skënder Musa, ka theksuar se familjet e dëshmorëve asnjëherë nuk kanë kontaktuar me Imer Imerin dhe mohojnë plotësisht pretendimet e tij. Sipas tyre, këto akuza janë të pabaza dhe njollosin figurat e dëshmorëve të UÇK-së.
“Çështja ka të bëjnë me shpifjen që ka bërë Imer Imeri në lidhje me dy familjet e dëshmorëve; me familjen e Xhevat Jusufit dhe me familjen e Rexhep Musës. Për shkak se këto dy familje sipas pretendimeve të tyre asnjëherë nuk janë kontaktuar nga Imer Imeri, as një nga person i Speciales.
Dhe nuk kanë pasur asnjëherë pretendim se familjarët e tyre apo dëshmorët që janë vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së, siç ka deklaruar ai rrejshëm, siç ka shpifura në mjetet e informimit në media dhe në Dhomat e Specializuara.
Shpifjen e ka vazhduar edhe më tej përveç emitonit Debat Plus, kur e kanë demantuar familjet në emision direkt. E kanë demantuar në tëri deklarimin tij se kinse se ka të dhëna se këta dëshmorë janë vrarë nga shqiptarët. Ai prapë e ka përsëritur në Speciale në dëshminë e tij. Duke pretenduar se është kontaktuar nga djali i Xhevatit, se nuk është e vërtetë. E ka përsëritur edhe një herë shpifjen. Kushtet ligjore për të ushtruar padi janë plotësuar, pasi demanti është bërë brenda emisionit dhe ai nuk e ka tërhequr shpifjen dhe ka vazhduar edhe pranë DHSK-së. Këtë kontestet janë plotësuat kushtet e Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, që parashihet me dispozitën e nenit 4, lidhur me paragrafin 1 dhe nenet,14, 15,16 dhe 17 të këtij ligji.
Me këtë padi familjet pretendojnë me pastruar vetën. Mu mbrojte nga shpifja e këtij personi që nuk e njohin dhe nuk e kanë njohur deri në emision kur ka njolluar figurat emblematike të Zonës Operative të Shalës”, ka thënë Musa.
Esat Jusufi, djali i Xhevat Jusufit, ka mohuar çdo lidhje të UÇK-së me vrasjen e babait të tij, duke e quajtur deklaratën e Imerit një rrenë të pastër.
“Nuk kemi asnjë pretendim që dikush nga UCK-ja ka gisht në vrasjen e babait. Ajo se çka ka deklaruar ai, ai nuk po dinë as se çka po rren. Ka thënë që kinse është kaur tri ditë para vrasjes, babai është takuar me Jakup Kransiqin, nuk qëndron kështu e vërteta. Jakup Krasniqi para ofensivës se 15 shtatorit ka qenë në zonë operative të Shalës, kurse vrasja ka ndodhur më 3 janar të viti 1991… sikur t’i mos mjaftonte në emitonin ajo çka ka thënë ka vazhduar edhe në tribunalin e Hagës”, ka thënë Esat Jusufi.
Edhe Besart Musa, djali i Rexhep Musës, ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke i quajtur shpifje nga “dora e zgjatur e Serbisë,” me qëllim për të njollosur dëshmorët e UÇK-së.
“Dorë e zgjatur e Serbisë vazhdon të jetë prej paraluftës. Edhe gjithçka u njollos, u njollos veteranit, invalidin tash filluan t’i njollosin edhe dëshmorët. Nuk i mjaftuan këto edhe nisën edh me dëshmorët. Krejt çka ka than ai është një shpifje. Një rrenë e kulluar. Edhe pr ëktë arsye e kemi paditur”, ka thënë Besart Jusufi.