Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmi në Mitrovicën e Veriut, Vokrri: Asgjë nuk e ndal kthimin e banorëve ne pronat e tyre

 
   

Asnjë sulm nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kështu u shpreh zëvendësministwr i Administrimit të Pushteti Lokal Arbër Vokrri, pas sulmit të ndodhur në Mitrovicën e Veriut. Një shtëpi në lagjen Kroi i Vitakut u sulmua me koktej molotovi nga ekstremistë serbë, dhe më pas u përfshi nga flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa qeveria e dënoi ashpër aktin duke fajësuar presidentin Vuçiç.

Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as institucionet tona për të vazhduat  punën në të mirë të qytetarwve në komunat me shumicë serbë, veprime të tilla nuk mund të trembin shqiptarwt qw të kthehën në trojet e tyre.

Vokrri ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë me ndërtimin e shtwpive në komunat verior dhe rindërtimin e godinave të dëmtuara.

Sakaq, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, mendon se aktet ekstremiste për pengimin e kthimit të qytetarëve në shtëpitë e veta janë në funksion të planit 7 pikësh të Vuçiç.

Ibishi bën thirrje që ogranet e sigurisë në vend të ndërmarrin masa parandaluese në terren. Në fillim të këtij viti, qeveria e Kosovës, ka filluar ndërtimin e shtëpive në Veri për shqiptarët e zhvendosur që nga paslufta.