Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri Liburn Aliu merr pjesë në takimin e ministrave të transportit të BE-së në Budapest

 
   

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me ambasadorin Delfin Pllana dhe zëvendës-shefen e misionit, Albana Bylykbashi, morën pjesë në një takim joformal me ministrat e transportit të BE-së, të organizuar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE-së në Budapest.

Në këtë takim, përveç ministrave të transportit nga BE-ja, ishin pjesëmarrës edhe ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese.

Gjatë sesioneve të takimit, u diskutua për prioritetet në sektorin e transportit, duke përfshirë përmirësimin e lidhjeve mes BE-së dhe vendeve fqinje, zhvillimin e transportit të gjelbër, si dhe digjitalizimin e sektorit të transportit.

Një theks i veçantë sipas ministrit iu dha sektorit hekurudhor dhe masave strategjike për përmirësimin e tij.

Ministri Aliu theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe integrimin e tij në rrjetin evropian. Ky zhvillim pritet të përmirësojë lidhjet tregtare dhe ekonomike të Kosovës, duke kontribuar gjithashtu në sigurinë rrugore dhe qëndrueshmërinë mjedisore.