Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit 2024.

Sipas Kurtit, kjo rritje ekonomike po bëhet përtej projeksioneve fillestare.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”,  ka shkruar Kurti.

Për rritjen ekonomike të premten ka folur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka pohuar se ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, ka theksuar ministri.

Murati ka shtuar tutje se “pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”.