Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 300 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Liban

Mbi 350 persona janë varë në Liban nga sulmet izraelite  dhe më shumë se 400 u plagosën në atë që po cilësohet si dita më vdekjeprurëse në Liban që nga fillimi i konfliktit në tetor.

Ndërkohë Izraeli bëri të ditur se ka goditur 300 objektiva të hënën në Liban në një nga breshëritë më intensive të sulmeve ajrore në gati një vit luftime kundër grupit militant Hezbollah.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Duke folur për këtë, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të hënën se janë duke i  thelluar sulmet ndaj Hezbollahut, derisa t’i arrijnë qëllimet e tyre.

“Ne jemi duke i thelluar sulmet tona në Liban, sekuenca e sulmeve po vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimet tona- të kthejmë banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha ai, raporton AP

Ndërsa Izraeli kryente sulmet, autoritetet izraelite raportuan një seri sirenash të sulmit ajror në Izraelin verior që paralajmëronin për sulm me raketa nga Libani.

Izraeli gjatë ditës u bëri thirrje banorëve të Libanit jugor që të evakuohen nga shtëpitë dhe ndërtesat e tjera ku pretendonte se Hezbollahu ka ruajtur armë, duke thënë se ushtria do të kryente “sulme të gjera” kundër grupit militant atje.

Javën e kaluar, mijëra pajisje komunikimi, të përdorura kryesisht nga anëtarët e Hezbollahut, shpërthyen njëkohësisht  në pjesë të ndryshme të Libanit , duke vrarë 39 njerëz dhe duke plagosur mbi 3,000.

Libani fajësoi Izraelin për sulmet, por Izraeli nuk konfirmoi apo mohoi asnjë përgjegjësi.

Hezbollahu filloi të qëllonte në Izrael një ditë pas sulmit të 7 tetorit, në atë që tha se ishte një përpjekje për të kapur forcat izraelite për të ndihmuar luftëtarët palestinezë në Gaza.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore dhe konflikti është intensifikuar vazhdimisht gjatë vitit të kaluar.

Luftimet kanë vrarë qindra njerëz në Liban, dhjetëra në Izrael dhe kanë zhvendosur dhjetëra mijëra në të dy anët e kufirit.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë mbi 41,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve. /Teve1/