Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edita Tahiri fajëson Kosovën e Shqipërinë: Lanë Vuciqin të flasë çka deshi në Asamblenë e OKB-së…

 
   

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se në Asamblenë e OKB-së, dy shtetet shqiptare e lanë Vuçiqin të fliste çka deshi.

Sipas saj, kjo sëhtë shqetësuese ku ka rënë diplomacia e pakoordinuar brendashqiptare.

Postimi i plotë:

Dy shtete shqiptare ia lane Vuciqit te flase cka deshi ne Asamblene e OKB-se – Rama foli per ‘shtetin e tij bektashinje’ se s’pati cfare te prezentoj per te arriturat e Shqiperise, Kosova si jo anetare nuk ka mundur te flase, por as nuk arriti te bej ndonje takim te larte qe t’ia dridh zerin Vuciqit; madje Osmani si presidente nuk arriti te takoj as sekretarin e shtetit amerikan, Kurti jo se jo se ka prishur marredheniet me Ameriken – shqetesuese ku ka rene diplomacia e pakoordinuar brendashqiptare.