Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani zbulon detaje nga “dy biseda të shkurta” me Biden dhe zyrtarë të lartë të ShBA’së

 
   

Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë më të thella sesa çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe se nuk i bën mirë fare Kosovës që të reduktohet i gjithë raporti vetëm në këtë temë.

Osmani ka thënë se këtë e ka theksuar në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Përfshirë këtu edhe dy biseda të shkurta që thotë t’i ketë pasur me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden.

“Prandaj edhe gjatë kësaj jave si Presidente e Republikës së Kosovës dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vazhdimisht kam potencuar këtë fakt në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë dy biseda të shkurta që kisha me Presidentin (Joe) Biden gjatë ditës së djeshme, i cili siç e dini, ia ka kushtuar më shumë se 30 vite të karrierës së tij në mbështetje të Kosovës nga fillimi i viteve të 90-ta, kur ne me të vërtetë si Kosovë na duheshin zëra pro shtetit tonë dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.