Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova bashkë me aleat do të jetë në NATO teksa ka shtuar se është interes historik dhe kombëtar i qytetarëve të Kosovës.
Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në zgjedhjet e 9-shkurtit do të vendoset nëse do të “dorëzohet Kosova tej e majta” apo do ketë “kthim në rrugëtimin tradicional”.
“Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjnë zhvillimin ekonomik, edhe i largojnë njerëzit prej Kosovës edhe mbesin gjithë ditën tu u anku se çka ka ndodhur për 20 vitet e kaluara”, ka thënë kreu i LDK-së.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës së tij në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.