Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami, Muratit: Zhytja e një shoqërie në borxhe, shenjë e mirëqenies së qytetarëve nga Qeveria e VV-së

 
   

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se populli i Kosovës është zhytur në borxhe për shkak të rritjes së çmimeve, dhe mungesës së vendosjes së masave nga Qeveria Kurti për këtë.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ka deklaruar që për shkak të qeverisjes së LVV-së qytetarët po jetojnë më mirë dhe këtë ai, sipas saj, “e mbështeti në një fakt komplet të paqëndrueshëm siç është rritja e depozitave familjare në banka”.

“Por, derisa depozitat janë rritë për 1.5 miliardë euro, dhe këto nuk janë kurrfarë treguesi i mirëqenies, hajde të tregojmë se sa sa janë rritë mbitërheqjet (overdraftet) e qytetarëve tonë në banka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mbitërheqjet në banka janë rritë nga 1 miliardë e 682 milionë euro sa ishin për vitin 2020, në 5 miliardë e 342 milionë euro për vitin 2023”.

“Këto janë borxhe afat shkurtra që qytetarët i marrin në banka për të financuar kryesisht konsumin familjar (në plot raste qytetarët hynë minus në bankë ka data 20 e muajit aktual dhe mandej me të marrë pagën në fillim të muajit pasues e kthejnë këtë borxh. Overdraftet i shfrytëzojnë edhe bizneset, jo për investime, me shumë për shpenzime operative)”, ka thënë Bajrami.

Më tej, ajo ka theksuar se tani Murati mundet të dalë në emër të fjalës së lirë dhe të thotë se edhe, sipas saj, zhytja e qytetarëve në borxhe është “shenjë e rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit nën qeverisjen e LVV-së”.

” E vërteta qëndron krejt ndryshe, rritja e çmimeve dhe mungesa e çfarëdo mase nga e qeverisë e ka shtyrë një popull të tërë të zhyten në borxhe dhe po një pjesë e qytetarëve që kanë gjendjen financiare pak më të mirë po i ruajnë paratë e tyre në banka, sepse po kursejnë, janë të kufizuar në shpenzime, s’po investojë ngase ka mungesë të sigurisë ekonomike dhe jo vetëm., ka thënë Bajrami.