Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominante ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero;
E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke bërë që; vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 6°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 26°C në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës; por pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu, por në sasi të pakta.
Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimalet duke u luhatur; nga vlera minimale 3°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 19°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të RMV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorin e republikës së RMV.
Përsa i përket: Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur; nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.
Europa
Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jetë dominante.
Konkretisht; me diell do të paraqiten; gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez, ndërsa përjashtim bëjnë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ku priten reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.
/abcnews.al/