Serbia dhe Shqipëria do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian për meshkuj U-21 në vitin 2027.
Per këtë, në emisionin Politiko u zhvillua debat mes analistit të sportit, Ardian Llumnica dhe atij politik Nexhmedin Spahiu.
“Vëmendjen gjat këtij organizimi do ta ketë Beogradi e jo Tirana”, deklaroi i acaruar Llumnica i cili që nga fillimi deklaroi se nuk mirëpriste lajmin e këtij organizimi.
“Jo, jo e ka hisen e vet” reagoi Spahiu.
“Qysh i motivon ti futbolistat e tu, çfarë ndjenje patriotike iu jep në jetën reale nëse luanj në Kosovë e thua e kam zemrën në Shqipëri”, shtoi ai.
“Motiv më të madh se me ua lëshu deklaratën e së dielës të Lorik Canës nuk ka, një kapiten që është rrah në Beograd”, shtoi Llumnica.