Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Diddy” përballet me mbi 100 akuza të reja për sulm seksual

Më shumë se 100 persona pritet ta padisin reperin Sean “Diddy” Combs për sulm, dhunim dhe eksploatim seksual.

BBC raporton se avokati nga Teksasi, Tony Buzbee, ka thënë se disa prej viktimave të pretenduara janë të mitura, me disa prej tyre që ishin në moshën nëntëvjeçare kur ishin abuzuar.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta trajtojmë në mënyrë agresive”, ka deklaruar Buzbee para gazetarëve.

Erica Wolff, avokate e Combsit, ka thënë se reperi i hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat, duke theksuar se ato janë “shpifje dhe rrena”.

Buzbee në një konferencë ka thënë se ai dhe ekipi i tij “nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palë potencialisht të besueshme” të lidhura me abuzimin e dyshuar, ose “cilindo individ ose entitet që kishte marrë pjesë ose kishte përfituar prej sjelljes skandaloze”.

Wolff ka thënë në një deklaratë për BBC-në se Combs “pret të dëshmohet pafajësia e tij dhe t’i japë vetes të drejtë në gjykatë, ku e vërteta do të tregohet bazuar në dëshmi e jo në spekulime”.

Veprimet legale janë vendimet e fundit të ndërmarra kundër Combsit.

Ai u arrestua javën e kaluar dhe përballet me akuzat për reketim dhe trafikim seksual. Ai aktualisht po mbahet në paraburgim pasi i ishte hedhur kërkesa për mbrojtje në liri. Mbrojtja e tij e ka apeluar vendimin e gjykatës. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Reperi dhe producenti përdori perandorinë e tij biznesore, përfshirë studion muzikore, “Bad Boy Entertainment”, për t’i transportuar gratë, si dhe punëtorët meshkuj të seksit, në mbarë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në përformanca seksuale të xhiruara të quajtura “Freak Offs”, ku magnati i muzikës do të shikonte dhe masturbonte, kanë thënë prokurorët.

Combs rrezikon të dënohet edhe me burgim të përjetshëm, dhe me dënim minimal prej pesëmbëdhjetë vjetësh nëse shpallet fajtor për tri pikat e aktakuzës: Konspiracion reketimi, trafikim seksual dhe transportim për t’u përfshirë në prostitucion. /teve1.info/

 

Tags: