Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit.
Një veturë e mbuluar me dheun që është përhapur nga fuqia e përplasjes së një rakete në Tel Aviv. Fotoja është bërë mëngjesin e 2 tetorit pasi Irani nisi një breshëri raketash mbi Izraelin një ditë më parë.
Rreth 180 raketa, duke përfshirë ato që Irani tha se ishin armë hipersonike, u lëshuan mbi Izraelin në mbrëmjen e 1 tetorit në mes të një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
Një burrë fotografon një ndërtesë në Hod HaSharon, afër Tel Avivit, e cila u shkatërrua në sulmin e 1 tetorit.
Disa burra duke inspektuar një makinë të dëmtuar në Tel Aviv. Shkalla e dëmeve nga sulmet iraniane mbetet e paqartë. Një palestinez dihet se është vrarë nga një copë e raketës, në Bregun Perëndimor të Jerikos.
Palestinezët në Ramallah mblidhen rreth një rakete që ra pas sulmit iranian.
Ekipet izraelite të urgjencës inspektojnë gropën e krijuar nga përplasja e një rakete iraniane pasi ajo goditi fillimisht ndërtesën e një shkolle në qendër të Izraelit.
ADVERTISEMENT