Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka thënë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se duhet të punojnë për t’i krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Steinmeier përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Pëerndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane.
Presidenti gjerman, Steinmeier u takua me Osmanin të mërkurën në Berlin.
“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve.
Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani.
Postimi i plotë: