Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Videnoviq: Serbia i rikthehet politikës së Millosheviqit

 
   

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, ka thënë se “ashtu sikurse Rusia, edhe Serbia ka armatosur minoritetin e vet në vendet fqinje të saj”.

Në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, Videnoviq ka qenë kritik edhe ndaj zhvillimeve në Serbi, të cilat janë në mbështetje të plotë të agresionit rus në Ukrainë.

“Agresioni i Putin në Ukrainë ngjan shumë me agresionin e Millosheviq në ish-Jugosllavi, duke ndjekur hapat e njëjtë“, ka thënë Videnoviq derisa ka shtuar se kjo është arsyeja se pse ka një përkrahje të tillë agresioni rus në Ukrainë.

Ai ka thënë se një gjendje e tillë në Serbi, ku janë rikthyer politikat e Millosheviq, është bërë edhe për shkak të sundimit 12-vjeçar të një partie radikale, duke aluduar në partinë e Aleksandar Vuçiq.