Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shormaz: Sa të jetë Vuçiqi në pushtet, Radojçiqi s’do të ekstradohet e as gjykohet

 
   

Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë, duhet ose të gjykohet në Serbi, ose të ekstradohet në Kosovë.

“Nuk shoh asnjë problem juridik që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u gjykuar, ose të përballet me drejtësinë në Serbi”, ka thekuar Shormaz.

Megjithatë, ai shprehu skepticizëm për arrestimin e Radojçiqit, duke e lidhur këtë me ndikimin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

“Nuk besoj se Radojçiq do të ekstradohet apo të gjykohet përderisa Vuçiq është në pushtet, sepse ai është shefi i tij. Si mund ta arrestojë Vuçiq atë dhe pastaj të lejojë që ai të zbulojë gjithçka që di?” ka deklaruar tutje Shormaz.

Ai ka deklaruar se nuk ka aspak presion mbi Vuçiqin për të vepruar ndaj Radojçiqit, duke sugjeruar se tani është momenti i duhur që çështja të mbyllet përfundimisht.