Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ngjallin reagime mes asaj se çka pritet të ndodh mes Izraelit, Iranit e Libanit, kjo temë po diskutohet edhe sonte në emisionin “Politiko”.
E lidhur me situatën atje, një debat është zhvilluar mes Blerim Gashit e Fuad Ramiqit.
Gashi ka thënë se kur flitet për Izraelin, çdo herë drejtohet gishti nga Amerika, por asnjëherë nuk flitet për faktin se Rusia e Kina e kanë furnizuar Iranin vazhdimisht.
“Nuk është mirë kjo që po bënë Izraeli, por tash çka ka me bë, kur kemi të bëjmë me masha të luftërave të Iranit për dominancanë në vend. Lehtë është me e akuzu Amerikën me qu gisht te Amerika, kur folim për Izraelin thojna për Amerikën, por kur flasim për Iranin për kënd po flasim, a po flasim për Rusin dhe ndihmesën teknologjike që e ka dhënë Rusia, a po flasim për fuqizimin bërthamor edhe teknologji që i ka dhënë Kina”, ka thënë Gashi.
Sipas Ramiqit shkëndija mund të ekzistoj mes Izraelit dhe Iranit, “por shkëndija është në distancë, por sa i përket Libanit edhe brenda Gazës, është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë”, ka thënë Ramiqi.
Ndërsa, Gashi ia ktheu duke thënë se “nuk është ideja Z.Ramiqi që këtu mëshoj samarit se s’po guxon me e prekë kalin. Ideja është se Izraeli e ka legjitime vetëmbrojtjen dhe nuk mundet një mendje e shëndosh me e kontestu këta”, ka thënë Gashi.