Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga sulmet izraelite në një ndërtesë afër qendrës së Bejrut, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të plagosur.
Është hera e dytë që Bejruti Qendror vihet në shënjestër që kur Izraeli filloi fushatën e bombardimeve disa javë më parë.
Distrikti jugor i Dahiyeh, ku javë e kaluar u vra lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, gjithashtu është shënjestruar vazhdimisht.
Sulmet vijnë pasi Hezbollahu dhe Izraeli u përleshën në Libanin jugor, me Izraelin që konfirmoi vdekjen e tetë ushtarëve, ndërsa vazhdonte pushtimin e tij tokësor.
Irani ndërkohë po përgatitet për sulme të mundshme izraelite në objektet e tij bërthamore pas breshërisë së paprecedentë me raketa mbi Izraelin pas sulmit vdekjeprurës ndaj liderit të Hezbollahut.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Uashingtoni nuk do ta mbështeste një sulm të tillë ndaj Iranit.