Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar këtë të enjte (3 shtator) një ndërhyrje kirurgjikale.
Siç raporton RTSH, Rama është operuar mëngjesin e sotëm në QSUT për hernien inguinale.
Rama kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe një muaj më parë teksa
“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin…Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, ishte shprehur Rama.
Ky është operacioni i dytë që kryeministri Rama i nënshtrohet në QSUT. Në prill të 2023-shit, Rama hoqi apendecitin.