Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Selmanaj rreth rekomandimeve të Komisionit të Venecias: Nuk po dinë as të lexojnë as të shkruajnë

 
   

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk janë inkorporuar përsëri, e lidhur me këtë, ai shton se i vjen keq që disa nuk dinë as të lexojnë e as të shkruajnë.

Ndër të tjera, Selmanaj shton se ‘Gjykata Kushtetuese, punën që po e bën, po e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse po i mbron parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar.

“Më vjen keq ta them, por nuk po dinë të lexojnë këta, nuk po dinë të shkruajnë. Rekomandimet e Komisionit të Venecias përsëri nuk janë inkorporuar.

Kam përshtypjen se as nuk po dinë e as nuk po donë”, tha Selmanaj në “DPT te Fidani”.