Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekononomik i Partisë Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë, Arben Mustafa është përballur me ekspert të ekonomisë.
Mustafa i PDK-së ka thënë se qeveria aktuale ka dështuar në rritjen e pagave të sektorit public, në investime kapitale e në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vend.
Sipas tij qytetarët janë mashtruar nga Albin Kurti ngase i njeti ka dhënë premtime të mëdha e të cilat nuk i ka realizuar pothuajse asnjë prej tyre.
“Këta nuk kanë bërë asgjë, as paga as investime as asgjë, ne edhe do të bëjmë investime të mëdha kapitale edhe do të rrisim pagat, veprime këto që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Pra ne edhe t’i rrisim pagat edhe pensionet edhe do të krijojmë ambiemnt të mirë të të bërit biznes ashtu sic i kemi bërë në të kaluarën dhe e këtë e dijnë gjithë qytetarët”, ka thënë Mustafa.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka thënë se as vendimi për ngritjen e pagës minimale nuk ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
“Me Bedri Hamzën kryeministër qytetari i Kosovës nuk ka cka të shqetësohet as për sanksione e as për thellim të tyre. Ne do ta kthejmë vëmendjen tek rritja e mirëqenies qytetare. Në rrafshin ndërkombëtar do t’i rregullojmë marrëdhinet me partnerët ndërkombëtar, ndërsa brenda do t’i kthehemi punës”, ka shtuar Mustafa.
Programi i PDK-së sipas tij do të publikohet së shpejti dhe do të jetë shmë realist karshi nevojave të qytetarëve.