Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti thotë se liberalizimi s’e ka rritur migrimin, ka njerëz që shkojnë në mënyrë të rregullt dhe kthehen

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ndër të tjera foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se nuk e ka rritur migrimin.

Ai është shprehur se ka që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.

“Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin, përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti gjithashtu pati edhe një thirrje për mërgatën.

“Me këtë rast unë bëj thirrjen edhe njëherë mërgatës sonë, që për dallim prej para tri dekadave, kur u thonim kontribuoni duke sakrifikuar, tash iu themi, investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit dhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë poashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, u shpreh tutje ai.