Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka publikuar një video nga oborri i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Haxhiu përmes videos ka thënë se Qeveria e Kosovës ka diskriminuar punëtorët e sektorit të shëndetësisë me Ligjin për Paga.
“Shumë infermier punojnë me përkushtim, por ata nuk paguhen në mënyrë meritore për kujdestaritë të cilat i mbajnë. Qeveria ka diskriminuar punëtorët e sektorit të shëndetësisë me Ligjin për Paga.” – ka thënë Haxhiu.
Ai tutje ka thënë se Qeveria ka injoruar kërkesat e punëtorëve.bHaxhiu është shprehur se gjatë ditës së premte, pas reshjeve të shiut, uji ka depërtu brenda Klinikës së Pediatrisë.
“Si pasojë e zhvatjes së buxhetit dhe punëve të dobëta në këtë sektor, dje pas reshjeve të shiut, uji ka depërtuar në Klinikën e Pediatrisë, ku u pagun hiq më pak se 1.2 milion euro, për izolimin e kësaj klinike dhe uji depërtoi në dhomat e pacientëve.” – ka thënë ai ndër të tjera.