Një shpërthim masiv tronditi një rrugë pranë aeroportit të Karaçit, qyteti më i madh i Pakistanit
Dy shtetas kinezë janë vrarë dhe të paktën 10 persona janë plagosur pas një sulmi të dyshuar vetëvrasës pranë Aeroportit Ndërkombëtar Jinnah në Karaçi, Pakistan të dielën mbrëma.
Një trup i tretë, ende i paidentifikuar zyrtarisht, mendohet të jetë ai i sulmuesit.
Ambasada kineze në Pakistan tha se shpërthimi ishte një “sulm terrorist” që synonte një kolonë inxhinierësh kinezë që punonin në një projekt energjetik në provincën Sindh të vendit, raporton BBC, transmeton teve1.info
Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (BLA), e cila vitet e fundit ka kryer sulme ndaj shtetasve kinezë të përfshirë në projekte zhvillimi, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Shpërthimi thuhet se është dëgjuar në zona të ndryshme përreth qytetit, me pamjet nga mediat lokale që tregojnë tym të dendur dhe makina të djegura.
Fotografitë në internet tregojnë zyrtarët e sigurisë dhe zjarrfikësit që hetojnë vendin e shpërthimit, me disa automjete të djegura nga shpërthimi.
Një kirurg policie, Dr Summaiya i tha Dawn news: “Dhjetë persona të plagosur, përfshirë një në gjendje kritike, janë sjellë në Kolegjin Mjekësor Postuniversitar Jinnah [JPMC]”.
Ajo shtoi se të plagosurit përfshinin një polic dhe një grua.