Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila për ndalesën e mallrave serbe: Hiqet kur t’i kemi mekanizmat e sigurisë, siç janë skenerët

 
   

U raportua se së paku në një pikëkalim kufitar është hequr ndalesa e mallrave serbe – në Merdarë.

Por  Shefja e Grupit la të kuptojë që, për sa ajo është në dijeni, ndalesa është ende në fuqi dhe se nuk shfuqizohet pa u vendosur “mekanizmat e sigurisë…siç janë skenerët”.

Masa është në fuqi që nga qershori (i vitit të kaluar)”, tha Kusari-Lila në prononcim për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Derisa të krijohen mekanizmat e sigurisë ne mund të themi që Kosova e mban në fuqi (ndalesën e mallrave serbe)”, tha ajo, derisa u thirr në atë që ka bisedime për marrje të skenerëve me Rreze X me aleatët e Kosovës.