Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kadrijaj: Mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvend

 
   

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që, sipas Kadrijajt, ata nuk po mund të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, e që sipas saj, po i kërkojnë ndihmë edhe opozitës.

“Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sepse kemi dy javë që është mbajtur seanca, ka një javë që kemi pauzuar, sot u caktua përsëri që të procedohet në vazhdim me seancën”, tha Kadrijaj.

“Po kërkohet ndihma e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën për të cilën janë mburr”, u shpreh ajo.