Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon me sukses instalimi i transformatorit në Kosova A, vlera e tij 1 milion euro

 
   

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses një projekt të rëndësishëm në TC Kosova A.

Projekti, i fokusuar në instalimin e transformatorit të ri, ka si qëllim sigurimin e furnizimit me energji elektrike për shpenzimet e përbashkëta në TC Kosova A.

Transformatori i ri, me kapacitet 40 MVA (220/6.3 kV), me vlerë prej rreth një milion euro, ofron një zgjidhje optimale për furnizimin e sigurt me energji elektrike, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme sigurinë në njësitë e prodhimit.

“Transformatori ekzistues, i instaluar në vitet ’70, kishte probleme të shumta dhe humbje të mëdha energjie gjatë transformimit, duke qenë praktikisht i harxhuar dhe gati jo funksional”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

“Vlen të theksohet se transformatori i ri ka humbje shumë më të vogla për shkak të efiçiencës më të lartë në procesin e transformimit të energjisë elektrike nga një nivel tensioni në një tjetër. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e performancës energjetike të sistemit dhe do të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike”.