Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I arrestuari për drogë në Prizren ishte dënuar me rreth 4 vjet për grabitje – Këto janë detajet

 
   

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Për një rast të tillë, kanë rënë në pranga edhe dy persona në komunën e Prizrenit.

Media mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë: Luan Bytyqi dhe Flamur Berisha.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, Bytyqi është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, pasi kërkohej për grabitje, ndërsa Berisha është ndaluar për 48 orë.

 Image
 Luan Bytyqi  
 

Luan Bytyqi kërkohej nga qershori i vitit 2022 pasi bashkë me tre persona të tjerë nën kërcënimin e armës, kanë arritur që të marrin nga arka rreth 600 euro, në marketin ‘Lanti-B’, në rrugën ‘Besim Shala’ në Prizren.

I gjithë plani për grabitjen atë kohë ishte menduar mirë dhe ishte thurur me kujdes nga të dyshuarit, ku secilit i ishte ndarë një rol i veçantë se çfarë duhet të bëjë gjatë ‘aksionit’.

Më herët është raportuar, se gjatë grabitjes rolin e klientit i cili hyn paraprakisht në market për të vëzhguar situatën, e kishte pikërisht Luan Bytyqi. 

Bytyqi kishte blerë një produkt që ndodhej tek arka dhe ishte larguar që aty, për të njoftuar shokët e tij se ‘terreni’ është i lirë dhe mund të kryhej grabitja.

Bytyqi për veprën penale Grabitje kryer në bashkëkryerje ishte dënuar me tri vjet e gjashtë muaj burgim dhe dënim me gjobë prej 2 mijë eurove.