Gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Red Varaku, ka thënë se protesta e opozitës në Shqipëri e cila eskalojë në dhunë, erdhi si veprim i injorimit nga qeveria shqiptare.
Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka në ditën në vijim veprimet e opozitës do të jenë më të radikalizuara.
Varaku në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 ka thënë se në kushtet aktuale veprimet e opozitës janë të duhura.
“Opozita po radikalizohet sepse deri më tani ajo nuk është marrë fare seriozisht nga Qeveria, përkundrazi. Ka qenë në kushtet ekzistenciale të kalojë këto nivele që për mua janë vetëm fillimi. Sipas informacioneve që kamë unë, ditët e ardhshme do të jenë ditë që do të radikalizojnë edhe më tej aksionin opozitar”, ka thënë Varaku.
Sipas tij, do të ketë publike edhe të disa përgjimeve.
Ai ka thënë arrestimi i deputetit të PD-së, Ervin Salianji, u bë vetëm për një denoncim publik ndaj vëllait të një ish-ministri.
Në protestën e opozitës në Tiranë janë lënduar dhjetë policë.
Tags: Protesta ne SHqiperiRed Vrakau